Projekti Nord Stream 2, i cili bën të mundur dërgimin e gazit nga Gjermania në Rusi, ka përfunduar në muajin shtator, por tani po pret që të marrë miratimin e rregullatorëve në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian. Megjithatë, ky gazsjellës ka hasur në rezistencën e Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të tjera, përfshirë Poloninë dhe Ukrainën, që thonë se do të rrisë varshmërinë e Evropës ndaj gazit rus. Ndërkohë që Evropa ndodhet në mesin e një krize energjetike, presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se pjesa e dytë e tubacionit është mbushur me gaz