Parlamenti gjeorgjian miratoi në parim një projektligj për "agjentët e huaj", për të cilin kritikët thonë se përfaqëson një ndryshim autoritar që rrezikon shpresat e vendit të Kaukazit Jugor për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Për të dalë kundër Parlamentit, mijëra njerëz u mblodhën në një manifestim në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, teksa policisë iu desh të përdorë gazin lotsjellës për shpërndarjen e tyre.