Top News – Gaz lotsjellës dhe përplasje në Ankara. Policia hyn me forcë në selinë e opozitës turke
24/05/2026 19:50

Policia turke ndërhyri me forcë në selinë e Partisë Republikane Popullore në Ankara, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj mbështetësve dhe drejtuesve të opozitës që kishin qëndruar të ngujuar brenda godinës prej tre ditësh. Përplasja erdhi pas vendimit të gjykatës së Apelit që anuloi zgjedhjen e Özgür Özel si kryetar i CHP-së dhe urdhëroi rikthimin në krye të partisë të ish-liderit Kemal Kılıçdaroğlu. Pamjet nga mediat lokale treguan policinë speciale duke hyrë me forcë në ndërtesë mes reve të gazit lotsjellës, ndërsa mbështetësit e opozitës tentuan të rezistonin me fikëse zjarri. Mes personave që ndodheshin brenda selisë ishte edhe vetë Özgür Özel, i cili, pasi doli nga godina mes brohoritjeve të mbështetësve, deklaroi se do ta rimarrin ndërtesën dhe paralajmëroi vazhdimin e rezistencës politike. Pas largimit nga selia, ai dhe mbështetësit e tij nisën një marshim drejt Parlamentit turk. Tensionet janë rritur që prej së enjtes, kur gjykata pezulloi Özel dhe bordin drejtues të partisë. Vendimi është cilësuar nga opozita si i motivuar politikisht, ndërsa qeveria turke këmbëngul se gjykatat janë të pavarura. Shumë analistë e shohin presionin ligjor ndaj CHP-së si përpjekje për të dobësuar opozitën përpara zgjedhjeve të ardhshme, megjithëse autoritetet turke e mohojnë një gjë të tillë.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48