Top News – Gati plani për evakuimin e amerikanëve / SHBA, nëse përhapet lufta mes Izraelit e Hamasit
25/10/2023 11:34

Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të kujdesshëm në rast emergjence për evakuimin e amerikanëve nga Lindja e Mesme nëse lufta mes Izraelit dhe Hamasit zgjerohet në një konflikt të madh rajonal. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, theksoi se aktualisht nuk ka "përpjekje aktive" për të evakuuar amerikanët nga rajoni përveçse fluturimet nga Izraeli që vuri në funksionim qeveria amerikane në fillim të këtij muaji. “Do të ishte e pakujdesshme dhe e papërgjegjshme nëse nuk do të kishim njerëz që mendojnë për një gamë të gjerë të papriturash dhe mundësish”, tha zoti Kirby. “Sigurisht që evakuimet janë një nga ato gjëra”. Shtëpia e Bardhë foli për planet e emergjencës mes shqetësimeve në rritje se lufta 18-ditore Izrael-Hamas mund të përshkallëzohet më tej. Uashingtoni e ka këshilluar Izraelin se shtyrja e një pushtimi të mundshëm tokësor të Gazës mund të jetë e dobishme ndërsa SHBA-të dhe partnerët e tjerë në rajon përpiqen të sigurojnë lirimin e më shumë se 200 pengjeve të marra nga Hamasi në sulmin e 7 tetorit. Për planin në fjalë u raportua fillimisht nga gazeta “The Ëashington Post”. Zyrtarët e administratës së Presidentit Biden e kanë paralajmëruar vazhdimisht Iranin që të mos përfshihet në konflikt. Gjatë ditëve të fundit forcat amerikane në rajon janë përballur me sulme të përsëritura, për të cilat Pentagoni ka thënë se ka të ngjarë të jenë të mbështetura nga Irani, i cili është sponsori kryesor i Hamasit, grupit militant Hezbollah në Liban, si dhe grupeve militante në Irak dhe Jemen. Në Pentagon, Gjenerali Pat Ryder tha se SHBA-ja po përgatitet për rritje të dhunës, duke vënë në dukje se tashmë ka pasur të paktën 13 sulme kundër trupave dhe instalimeve në Irak dhe Siri. Ai shtoi se SHBA-të nuk do të ngurojnë që të ndërmarrin veprime nëse është e nevojshme për të mbrojtur forcat dhe interesat e saj në rajon.

Top News – Warner Bros ndryshon pronarë. Marrëveshja rekord, shitet për 111 miliardë dollarë
27/02 10:15
Top News – ‘Pyesni Trump për Epstein’. Clinton dëshmon lidhjet me pedofilin famëkeq
27/02 10:04
Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
DIGITALB DIGITALB