Top News – Gati për sfidën elektorale/ Takime me kandidatë. Shmangen grumbullimet
25/03/2021 11:14

Partitë politike kanë ndezur prej kohësh motorët e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, por sot ata do të çelin zyrtarisht fushatën. Masat shtrënguese që u konfirmuan dje nga komiteti teknik i ekspertëve do të ndikojnë në mënyrën se si do të zhvillohet fushata edhe për dy javët në vijim. Sot, të dy partitë e mëdha kanë vendosur që të çelin fushatën në Por, ajo që bie në sy është fakti se të dyja forcat e mëdha si, PS-ja dhe PD-ja do të hapin fushatën në të njëjtën orë. Partia Socialiste ka thirrur të gjithë kandidatët e saj në sheshin “Skënderbej” në orën 17:00. Ndërkohë, Partia Demokratike ka thirrur kandidatët e saj që të jenë në orën 17:00 në sheshin “Nënë Tereza” po në kryeqytet vetëm 1 kilometër në vijë të drejtë nga vendi ku edhe Rama do prezantojë kandidatët. Aktiviteti i prezantimit të kandidatëve nga PD-ja pritet që të hapet nga zëdhënësja e fushatës, Floriana Garo, megjithatë, organizatorët kanë qenë duke diskutuar deri vonë. Ndërkohë, ajo do t’i jap fjalën kryedemokratit Basha që do të bëjë edhe prezantimin e kandidatëve. PD-ja këshillon kandidatët që të konsiderojnë temperaturat e ulëta për të vendosur se çfarë veshje do të zgjedhin për evenimentin. “Ju njoftoj se, nesër (sot) zhvillohet aktiviteti i hapjes zyrtare të fushatës elektorale. Aktiviteti do të zhvillohet të sheshi “Nënë Tereza”. Nevojitet prezenca juaj ne orën 16:30, maksimumi 16:45 te sheshi. Konsideroni temperaturat tejet të ulëta në veshjet tuaja”, thuhet në mesazhin që ka mbërritur te kandidatët. Në aktivitet do të marrin pjesë edhe aleatët e vegjël, të cilët janë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit. Strategjia e fushatës për partitë politike në këto zgjedhje pritet që të jetë ndryshe. Dje, komiteti teknik i ekspertëve konfirmoi masat aktuale edhe për dy javët në vazhdim. Çka të çon deri në gjysmë të fushatës. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, deklaroi sot se edhe për dy javët e ardhshme do të mbeten në fuqi masat e tanishme kufizuese ndaj COVID-19. Në mbledhjen e Komitetit, Rakacolli u shpreh se do të vijojë kufizimi i lëvizjeve nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, dhe nuk do të lejohen organizimet dhe tubimet me më shumë se 10 persona.

Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05
Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02
Top Channel/ Rama publikon pamjet e aksionit: Çlirohen akset kombëtare
07/08 19:33
Top Channel/ Berisha: Zgjedhjet u blenë. Në fushatë u bënë prokurime prej gjysmë mld euro
07/08 15:14
Top Channel/ Zgjedhjet, Berisha si Basha! Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:34
Top Channel/ Berisha: Rama bleu votat. 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës
06/08 15:19
Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23
Top Channel/ Rama reagon për Kodin e ri Penal, u përgjigjet me ironi kritikëve: Mos ua ekspozoni…
04/08 19:40
Top Channel/Lobisti korrigjon letrat e Berishës! Kompania ndryshon letrën për DASH pas lajmit në TCH
04/08 19:38
Top Channel/ Mbyllet hetimi për Ilir Metën, i komunikohen akuzat, për lobimet, CEZ-DIA dhe pasuritë
04/08 15:12