Çelja e sezonit turistik premton çmime të kripura për të gjithë pushuesit që kanë si destinacion këtë verë jugun e Shqipërisë. Shkak është bërë kostoja e shtuar e naftës dhe energjisë për operatorët turistikë, që do të reflektohet edhe në faturën e pushuesve. Strukturat akomoduese parashikojnë një rritje me 10 për qind, për të përballuar kostot e shtuara të energjisë, ushqimeve, naftës dhe pagave të rishikuara të stafeve.