Rusia duhet të përgatitet për një konfrontim të gjatë me Shtetet e Bashkuara të amerikës ndërkohë që i ka dërguar paralajmërime të përsëritura Uashingtonit për krizën në marrëdhëniet mes tyre, citohet të ketë thënë të martën zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov. Lufta e Ukrainës që së shpejti mbush tre vjet, ka shkaktuar konfrontimin më të madh mes Rusisë dhe Perëndimit që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962, e konsideruar si afrimi më i madh i dy superfuqive të luftës së ftohtë me luftën bërthamore.