Top News – Gati për embargon e naftës / Gjermania: Në paketën e gjashtë të sanksioneve…
02/05/2022 12:48

Gjermania kërkon që në paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë të vendoset edhe embargoja e naftës, është shprehur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock. Para disa javësh e dinim, se sanksionet e menjëhershme energjitike nuk mund të mbaheshin dot në fuqi më shumë se 1 muaj, por tani jemi përgatitur, pasi sanksionet kundër Rusisëmund të zgjasin edhe disa vite. Kështu është shprehur politikanja e Të Gjelbërve në një intervistë për televizionin e parë gjerman, ARD. Sanksionet mund të hiqen, vetëm kur Rusia të ketë tërhequr plotësisht trupat e saj nga Ukraina. Sanksionet e reja kundër Rusisë mund të vendosen që të mërkurën e kësaj jave, thuhet nga qarqet diplomatike në Bruksel. Për të bindur ende vendet skeptike, parashikohet zbatimi me disa faza i sanksioneve. Kështu vendeve anëtare të BE do t'i jepen gjashtë deri në tetë muaj kohë për të diversifikuar burimet e tyre të naftës. Si vend bllokues kundër sanksioneve konsiderohet Hungaria. Kreu i qeverisë hungaraze me lidhje të afërta me Kremlinin, Viktor Orban bëri të ditur pas rizgjedhjes së tij në fillim të prillit, se do të vendosë veto kundër embargos energjitike. Rusia eksporton dy të tretat e naftës së saj në BE. Mbështetësit e embargos argumentojnë, se Kremlinit përmes një hapi të tillë do t'i hiqej një burim i rëndësishëm të ardhurash për financimin e luftës në Ukrainë.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30