Top News – Gati një amnisti e re/ Për ata që mbajnë armë pa leje
12/11/2020 11:20

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë bërë një ndryshim në ligjin për armët të diktuar nga nevoja për të rregulluar kushtet dhe kriteret për mbajtjen, ruajtjen, tregtimin, importimin, eksportimin, gjurmimin e transportimin, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu janë diskutuar edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe subjekteve për pajisjen me armë e municione, kur një e drejtë e tillë ka lindur për shkak të pronësisë apo të detyrës; marrëdhëniet për lëshimin e licencave dhe të autorizimeve nga Policia e Shtetit për çdo subjekt të interesuar për veprimtaritë e lejuara me armë, sipas kategorive të përcaktuara në këtë projektligj; veprimtarinë e prodhimit, demilitarizimit, çaktivizimit dhe riparimit të armëve etj Relatorja për komisionin e projektligjit znj. Antoneta Dhima, theksoi se armët e zjarrit dhe municionet luftarake pa leje në duart e qytetarëve, vijojnë të jenë burim i rrezikut serioz për jetën e qytetarëve, për rendin dhe sigurinë publike, edhe si një pengesë serioze për zhvillimin social dhe ekonomik të vendit. Në Shqipëri do të nisë një aksion kombëtar për gjurmimin dhe mbledhjen e armëve, municioneve dhe eksplozivëve, të grabitura nga depot gjatë trazirave në vitin 1997, duke përfunduar në duart e popullsisë civile, sidomos të grupeve kriminale dhe personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Qeveria dhe Kuvendi pritet të miratojnë një amnisti për armëmbajtjen pa leje, për të nxitur shqiptarët që të dorëzojnë vullnetarisht armët dhe municionet, pa i ngarkuar me përgjegjësi penale. Amnistia mund të zgjasë nga 6 muaj deri në dy vjet.

Top Channel/ Rama premton dëmshpërblim, shkon në Himarë për të inspektuar situatën pas zjarreve
05/09 23:01
Top Channel/ Zjarret, qetësohet situata! Në të gjithë vendin ka 11 vatra aktive, por pa rrezik
05/09 22:47
Top Channel/ Protestuesit në aksion nga e marta, tubuesi: Presim deputetët me vezë dhe domate
05/09 22:46
Top Channel/ “Para parlamentit të martën”, protestuesit paralajmërojnë: Bëni gati vezët dhe miellin
05/09 22:29
Top Channel/ Protestuesi para Kryeministrisë: Shqiptari nuk jeton me statistika, por me…
05/09 22:09
Top Channel/ “Për hir të Zotit dhe atdheut, lini pas inatet”, protestuesit: Ejani për fëmijët
05/09 22:09
Top Channel/ “Kemi ente grabitqare”, dita e 98-të e protestës, Kola: Bujqësia u shkatërrua
05/09 21:59
Top News- ‘KLP dhe Klgj, dështim i reformës’, Bardhi i përgjigjet Ramës: Përgjegjës je ti
05/09 20:33
Top Channel/ Sezoni i ri, Sara Hoxha: Pas 25 vitesh histori, ndryshim për të mbetur zgjedhja e parë
05/09 19:34
Top News- Nisin gjobat nga rregullorja e GJKKO, avokatët: Roja më shumë fuqi se gjyqtari
05/09 19:00
Top News- Debati për pagat e magjistratëve, Gogu: Vendimi i GJK s’negocionet, e zgjidhim në Kuvend
05/09 18:08
Top News – U shkuan në ndihmë banorëve/ Policët e Fierit i gjejnë makinat e shkrumbuara në kthim
05/09 18:07
Top News- Tritoli me celular në Durrës, pranga dy autorëve! U zbuluan nga kamerat e sigurisë
05/09 17:04
Top Channel/ Zjarri përfshin masivet pyjore në Tropojë, flakët rrezikojnë pemët mbi 100-vjeçare
05/09 16:48
Top News- Vatra zjarri e në Kukës, digjen pyjet në Zapod
05/09 16:33
Top Channel/ Me degë ulliri në duar, banorët e zonës në luftë për të fikur zjarrin në Fier
05/09 15:39
Top News- “Bashkitë po vlerësojnë dëmet”, Rama reagon për zjarret në Himarë e Fier
05/09 15:37
Top Channel/ Tre vatra zjarri përfshijnë Kukësin, flakët aktivizohen në Tërthore dhe Zapod
05/09 15:28
Top Channel/ Vapa rëndon të sëmurët kronikë, mjekët këshillojnë hidratim
05/09 15:27
Top Channel/ Dhelprat e çakejtë zbresin në Peshtan, banorët humbasin shpendët
05/09 15:26