Themeluesi i SpaceX, Elon Musk ka thënë se raketa e tij Starship do të shkojë në Mars në fund të vitit të ardhshëm, pasi kompania po heton disa probleme të ndodhura së fundmi në testet e fluturimit. “Zbarkimi i njerëzve mund të fillojë që në vitin 2029 nëse misionet fillestare shkojnë mirë, megjithëse "2031 ishte më e mundshme", shtoi ai në një postim në platformën e tij të mediave sociale X.