Top News – Gati dhe AstraZeneca! Vaksina tjetër del në dhjetor
15/11/2020 11:36

Dhjetëra miliona vaksina të Covid-19 të prodhuara në Britani mund të jenë gati në muajin dhjetor. Drejtuesi i testimeve të kryera mbi vaksinën e Universitetit te Oksfordit dhe AstraZeneca-s, Profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është “optimist” se injeksionin çudibërës do ta kemi përpara Krishtlindjeve. Akademiku thotë se antivirali i tyre është dhjetë herë më i lirë se produkti i Pfizer – i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në temperaturën -78C. Vaksina e AstraZeneca-s sakaq mund të mbahet edhe në temperaturë të zakonshme frigoriferike dhe është shumë pranë të dëshmuarit të efikasitetit të saj. “Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, u shpreh ai. BE-ja njoftoi në muajin shtator se sapo të hidhet në treg vaksina kundër COVID-19, do t’i dhurojë një pjesë edhe Shqipërisë. Komisioni Evropian tha se kishte nënshkruar një kontratë pikërisht me bio-farmaceutike “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina antiCOVID-19 për të gjitha vendet e bllokut.

Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07