Kuvendi do të fillojë së shpejti shqyrtimin e amnistisë penale, nga e cila pritet të përfitojnë drejtpërdrejt 447 të burgosur, ndërsa për 853 të tjerë parashikohet ulje e dënimit. Detajet i dha ministri i drejtësisë, Toni Gogu gjatë vizitës në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale në Pojskë.