Komisioni për organizimin e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike njoftoi se deri rreth orës 13:00 kanë votuar gati 20 mijë anëtarë, teksa procesi ka vijuar i qetë dhe pa problematika. Deputetja Albana Vokshi tha se komisionerët janë udhëzuar që të mos lejojnë asnjë votues që nuk ka emrin në listat e anëtarësisë dhe të mbajnë qendrat hapur edhe pas orës 18:00 nëse ka anëtarë në radhë pa votuar.