Zgjedhjet presidenciale të zhvilluara të dielën në Francë kanë pasur episode kurioze dhe pikante të tyre. në njërën prej këtyre episodeve protagonist në mënyrë indirekte u bë Kylian Mbappe. Në fakt, sipas asaj që publikohet në median franceze, sulmuesi i Paris Saint Germainit arriti të marrë 10 vota në fshatin Tallenay. Gjithsesi këto vota u konsideruan të pavlefshme duke qenë se Kylian Mbappe nuk ishte kandidat zyrtar për të qenë kreu i Elizesë. Nuk dihet se cfarë synimi kishin votuesit këtij fshati që ndodhet në lindje të Francës dhe që ka vetëm 348 votues në listat elektorale