Buxhet më vete dhe më shumë kompetenca në mbikëqyrjen e sistemit të burgjeve, që nga shkeljet e të drejtave të njeriut, deri te ndjekja e veprimeve hetimore ndaj personave të paraburgosur e të dënuar, e familjarëve të tyre. Projektligji i ri për Agjencinë e Mbikëqyrjes së Sistemit Penitinciar parashikon që kjo strukturë të funksionojë në varësi të drejtpërdrej të ministrit të Drejtësisë. Sipas relacionit shoqërues, projektligji garanton menaxhimn e buxhetit, si dhe përcaktimi i një fondi të posaçëm për këtë shërbim, rrit sigurinë dhe garancitë ligjore për punonjësit si dhe qartëson kompetencat në rastet e mosmarrëveshjeve me policinë e burgjeve, apo institucionet e tjera objekt i punës së agjencisë.