Bashkimi Europian ka vendosur në unanimitet përcaktimin e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit si një organizatë terroriste, hap ky në përgjigje të shtypjes së dhunshme të protestuesve nga Republika Islamike. Vendimi u mor këtë të enjte, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel. "Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje", tha Përfaqësuesja e Lartë Kaia Kallas: "Çdo regjim që vret mijëra njerëz të tij po punon drejt shkatërrimit të vet.”, u shpreh ajo. Vendimi do të imponojë ngrirje të aseteve, ndalim financimi dhe ndalim udhëtimi për të gjithë anëtarët e përhershëm të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit.