Top News – Garda Revolucionare e Iranit në listën e zezë / BE do e klasifikojë organizatë terroriste
29/01/2026 12:14

Bashkimi Evropian do ta përfshijë Gardën Revolucionare Islamike të Iranit në listën e organizatave terroriste, tha të enjten shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas, në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme. “Po vendosim sanksione të reja ndaj Iranit dhe gjithashtu pres që ta fusim Gardën Revolucionare Islamike në listën e organizatave terroriste”, tha Kallas. “Nëse vepron si terrorist, duhet të trajtohesh si terrorist”, u tha diplomatja e lartë Kaja Kallas gazetarëve para takimit të ministrave në Bruksel. Ajo tha se ky hap e vendos Gardën Revolucionare në të njëjtin nivel me grupet xhihadiste si Al-Kaeda dhe Shteti Islamik. Ky veprim nga BE-ja do t’i dërgonte Iranit mesazh të fortë dënimi, pasi raportohet se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave që tronditën vendin. Blloku prej 27 shtetesh pritet gjithashtu të vendosë regjim vizash dhe t’i ngrijë asetet për 21 entitete shtetërore dhe zyrtarë iranianë – përfshirë edhe për ministrin e Brendshëm të vendit - për shkak të shtypjes vdekjeprurëse të protestave. Autoritetet iraniane e pranojnë se mijëra njerëz janë vrarë gjatë protestave, duke dhënë një shifër prej mbi 3.000 viktimash, por thonë se shumica ishin pjesëtarë të forcave të sigurisë ose kalimtarë të vrarë nga “protestuesit trazues”.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB