Një ditë pas mbledhjes së gjyqtarëve në ambientet e Polit të Drejtësisë, ku u diskutua mungesa e sigurisë në gjykata, komandati i Gardës së Republikës Simon Zereci ka zbarkuar mëngjesin e kësaj të premte në Gjykatën e Posaccme Antikorrupsion. I shoqëruar nga kryetari i gjykatës Erjon Bani, Zereci po inspekton gjendjen e sigurisë së gjykatës, godinë e cila prej dy muajsh është në rikonstruksion dhe pritet që punimet të përfundojnë në javët në vijim.