Nga 24 vite në pushtet, 10 prej tyre i kaloi duke luftuar dhe shtypur me armë kundërshtarët e tij. Publikisht deklaronte se po mbronte vendin nga rebelët dhe terroristët, por faktikisht, siç zbulojnë videot e shumta të publikuara në rrjetet sociale, Bashar al Assad po mbronte luksin e vet. Këto pamje tregojnë një fragment të vogël të pasurisë së Bashar al Assad dhe familjes së tij. Një flotë e tërë makinash luksoze të markave të ndryshme, që në arratisjen e furishme nuk pati kohë t’i merrte me vete dhe i la pas.