Garës për Prokurorin e Përgjithshëm I është shtuar një tjetër kandidate. Prokurroja Rovena Zoto (Bozo) ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dokumentet pas prokurorit të posaçëm të SPAK, Adnan Xholi, I cili shprehu interesin I pari. Rovena Zoto ushtron detyrën si prokurore pranë Prokurorisë së Tiranës. Ajo është emëruar prokurore në vitin 2010, pasi përfundoi Shkollën e Magjistraturës. Gjatë karrierës së saj, Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjes, Fierit dhe Tiranës. Ajo ka hetuar vepra që lidhen kryesisht me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, krimet financiare dhe hetimet pasurore.