Është dorëzuar kërkesa e parë për garën e Prokurorit të Përgjithshëm. Adnan Xholi, prokurori I SPAK, ka shprehur interesin duk u bërë I pari kandidat që ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet në Këshilin e Lartë të Prokurorisë. Xholi ka kandiduar më parë dy herë edhe për drejtues të SPAK. Adnan ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në strukturën e posaçme. Me një karrierë mbi dy dekada në sistemin e drejtësisë, Xholi është një nga emrat më të njohur të prokurorisë shqiptare. I lindur në Dibër më 6 korrik 1975, ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë dhe është emëruar prokuror në janar të vitit 2004.