Gara për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme, vijon të sprovojë të rinj të talentuar, të cilët synojnë të bëhen pjesë e sistemit policor. Janë në total 726 aplikantë që kaluan në fazën e parë të konkurrimit, dhe tashëm janë bërë pjesë e procesit të testimit fizik. Prej tre ditësh, aplikantët po kalojnë provat fizike në ambientet e Repartit special “RENEA” në Yzberisht.