Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e humbasin pozicionin si vend udhëheqës në industrinë e prodhimit të makinave elektrike. Konkurrenca nga kompanitë gjermane, ato japoneze dhe koreano-jugore, që kanë dalë në treg shpesh me prodhime me kosto më të lirë, por më cilësore po rivalizojnë me Teslan, që është flamuri amerikan në këtë sektor. Veç Teslas, kompanitë e tjera të mëdha amerikane, si Ford po hasin vështirësi në tranzicionin nga modelet me lëndë djegëse tradicionale në nxjerrjen e modeleve elektrike të suksesshme për tregun.