Investimet në infrastrukturën e zonave rurale të Librazhdit janë kryefjala e angazhimeve elektorale të kandidatit të Partisë Socialiste, Mariglen Disha. Gjatë takimit elektoral në fshatin e Prevallës, Disha u njoh me shqetësimet e banorëve të zonës për infrastrukturën rrugore si dhe për amortizimin në disa segmente të rrjetit ujësjellës. Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Librazhdit, Mariglen Disha u shpreh se nëse do të votëbesohet nga qytetarët, prioritet në mandatin e tij të parë do të jenë investimet në infrastrukturën rrugore në fshatra.