Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka votuar në vendlindjen e tij në Tërnoc të Preshevës, në zgjedhjet parlamentare që po mbahen këtë të dielën në Serbi. Kamberi, pjesë e listës ‘Koalicioni Shqiptar’, ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë dhe të shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike.