Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka miratuar një udhëzim për procedurat e përzgjedhjes të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit. Sipas udhëzimit, pasi aplikantët e interesuar të dërgojnë shprehjen e interesit përmes postës elektronike, do të ngrihet një komision i posaçëm për verifikimin e kritereve. Ky komision do përbëhet nga kryetari që do të jetë një nga zëvendësministrat e caktuar nga ministri i brendshëm, dhe nga dy anëtarë: sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brendshme dhe drejtori i agjencisë së mbikëqyrjes policore.