Një 30-vjeçar me iniciale S.B, është arrestuar nga policia e Fierit në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. I riu akuzohet për aktivitete të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, pasi organizonte në ambientet e lokalit në pronësi të tij baste sportive online dhe gara me qen.