Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore e SHBA në OKB gjatë presidencës së Donald Trump u tërhoq nga gara për t’u përzgjedhur kandidate e republikanëve për Presidente. Haley ishte e fundit në garë përballë Donald Trump. Vendimi i saj pasoi rezultatet e super të martës, ku Donald Trump fitoi në 14 nga 15 shtetet ku u mbajtën votime.