Ish-gangsteri i familjes kriminale Gambino dhe aktualisht anëtari i këshillit të qytetit Englishtoën, John Alite, u arrestua të premten për disa akuza për vjedhje me anë të zhvatjes, sjellje të pahijshme korporative, fajde dhe kërcënime terroriste. 63 vjeçari dyshohet se ka dhënë kredi mbi normën e interesit të lejuar me ligj, dhe më pas ka marrë në posedim paratë dhe pronën e viktimave duke i kërcënuar me dhunë.