Nga strukturat e Seksionit kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Game Over”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë dy persona, një tjetër u shpall në kërkim, ndërsa për një të katërt u vendos hetimi në gjendje të lirë.