Top News – Gafat e Trump në samitin e NATO-s / Shqetësime për ‘demencë’, Shtëpia e Bardhë mohon
09/07/2026 14:13

Donald Trump bëri dy gafa të habitshme ndërsa fliste me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit të NATO-s të mërkurën, duke ripërtërirë shqetësimet në lidhje me shëndetin e tij. Trump e etiketoi gabimisht Iranin ndërsa diskutonte aftësitë anti-raketore të Amerikës. 'Ne patëm 111 raketa të qëlluara nga Republika Islamike e Japonisë,' tha ai duke thënë menjëherë më pas se të gjitha ato ishin rrëzuar. Pak më vonë, Trump ngatërroi presidentët e Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa i bënte gjeste Zelensky-t, Trump i drejtoi një pyetje një gazetari në takim: “A keni ndonjë pyetje për Presidentin Putin?” Pas një çasti, Trump dukej se e kuptoi gabimin e tij por u përpoq të largonte vëmendjen. Kur një gazetar kërkoi t’i bënte një pyetje Zelenskit, Trump ndërhyri duke buzëqeshur: “A keni ndonjë pyetje për Presidentin Putin? Po, çfarë do të donit t'a pyesnit Putinin? Sepse do t'ia bëj unë atë pyetje”. Trump tha se do të bënte një telefonatë me Putinin më vonë gjatë ditës dhe vazhdoi të këmbëngulte për një pyetje për njeriun e fortë rus derisa mori një disa sekonda më vonë. Shtëpia e Bardhë vlerësoi qëndrueshmërinë dhe formën fizike të Trump. “Presidenti Trump pati një performancë maratonë dhe plot energji në samitin e NATO-s, duke mbajtur katër takime të veçanta për shtypin, plus një konferencë shtypi i vetëm dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të paplanifikuara nga gazetarët mbi një gamë të gjerë temash”, tha Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Trump është përballur me një mori problemesh mjekësore gjatë mandatit të tij të dytë, pasi kishte vënë shpesh në pikëpyetje më herët shëndetin e paraardhësit të tij “të përgjumur” Joe Biden. Ai ka pasur ënjtje të dukshme në këmbë, mavijosje në duar dhe në disa raste është dukur se është përgjumur në publik. Shtëpia e Bardhë ka thënë se ënjtja në këmbët e Trump është për shkak të një gjendjeje të quajtur pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem relativisht i zakonshëm i qarkullimit të gjakut tek pacientët e moshuar. Mavijosjet në duar, që ai shpesh është përpjekur t’i fshehë, i janë atribuar përdorimit të rregullt të aspirinës dhe shtrëngimeve të shpeshta të duarve. Ndërkohë, njerëz të afërt me të kanë mohuar se ai ka vështirësi të qëndrojë zgjuar. "Nuk e kam parë kurrë të bjerë në gjumë", tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio në Kongres në qershor, duke shtuar se Presidenti shpesh e telefonon në orët e para të mëngjesit. Trump është personi më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në presidencë, duke e tejkaluar paraardhësin e tij Joe Biden me rreth pesë muaj.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55