Lulzim Basha ka pranuar gabimin e kësaj të diele, teksa ngatërroi lagjet e Tiranës në një takim që zhvilloi në zonën e Astirit, me banorët e Unazës së Re. Në njoftimin e parë zyrtar thuhej se Lulzim Basha ka qenë në Njësinë 16 në Astir, në një takim me banorët, kur në fakt zona e Astirit është Lagja 14 dhe se Tirana nuk ka as Lagje 16 e as Njësi 16. Njësia 16 nuk ekziston, përveçse në mendjen e kreut të PD.