Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit ka dhënë dorëheqjen pas aksidentit tragjik, që ndodhi në Greqi.Lajmin e ka bërë të ditë vetë ministri Kostas Karamanlis i cili pranoi se hekurudha greke është në një gjendje që nuk i përshtatet shekullit të 21-të. Aksidenti tragjik me të paktën 40 të vdekur në zonën Tempes në Greqi i shkaktuar nga një përplasje e rëndë mes trenit të pasagjerëve dhe atij të mallrave, sipas informacioneve të para, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një gabimi njerëzor.