Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka deklaruar se homologu i tij rus, Vladimir Putin, ka bërë një “gabim të madh” duke mos zgjatur marrëveshjen e eksportit të grurit ukrainas. “Vendet në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe madje edhe Azi janë shumë të varura nga këto marrëveshje, të cilat do të preken nga vendimi i njëanshëm i Rusisë”, tha Macron.