Italia ka marrë një vendim “të improvizuar dhe mizor”, kur i është bashkuar Iniciativës Brezi dhe Rruga katër vjet më parë, pasi ajo ka ndikuar pak në rritjen e eksporteve, ka thënë ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto. Italia ka nënshkruar marrëveshjen për përfshirje në këtë iniciativë nën qeverisjen e kaluar, dhe kështu është bërë shteti i vetëm i madh i Perëndimit, që ka marrë një hap të tillë. Crosetto është pjesë e një administrate që po shqyrtuar mundësinë e daljes nga marrëveshja pa pasoja.