Ish lideri i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tregon se cilat janë gabimet që aleanca ka bërë kundrejt Ukrainës. Sipas tij, gabimi i parë u bë në 2008-ën, kur aleanca zhvilloi një samit në Bukuresht dhe vendosi se Ukraina dhe Gjeorgjia mund të anëtarësoheshin në NATO. “Sidoqoftë – tha ai – ne nuk mundëm të binim dakord se si do të bënim përpara me të ashtuquajturin plan aksioni për anëtarësimin”.