Shefat e diplomacive të 7 vendeve më zhvilluara perëndimore, të njohura si G7, kanë lëshuar një thirrje të përbashkët këtë të premte drjtuar Rusisë, ku I kërkojnë të pranojë armëpushimin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara me Ukrainën. “I bëmë thirrje Rusisë që të reagojë dhe të bjerë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht”, thanë diplomatët në një deklaratë të përbashkët në fund të takimit në Kanada.