Top News – Fyen mbretin, 3 të arrestuar/ Kamboxha, aktivistët e mjedisit akuzohen për komplot
22/06/2021 16:27

Një gjykatë në Kamboxhia ka akuzuar tre aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, për komplot kundër qeverisë dhe fyerje të mbretit. Anëtarët e grupit Nëna Natyrë, u arrestuan pasi dokumentuan hedhjen e mbeturinave në lumin Tonle Sap të Phnom Penh-it. Ligji i Kamboxhias kundër fyerjes së mbretit është relativisht i ri dhe nuk është e qartë se c’kanë bërë konkretisht aktivistët. Të tre përballen me 5 deri në 10 vjet burg. Prokuroria tha se "provat e mbledhura nga policia ishin një fyerje për mbretin" megjithëse ata nuk shpjeguan saktësisht se si ishte shkelur ligji. Kritikët thonë se ligji, i prezantuar në 2018, po përdoret si një mjet për të censuruar kundërshtarët. Aktivistët u arrestuan më 16 qershor ndërsa dokumentonin shkarkimin e mbeturinave në lumin Tonle Sap pranë pallatit mbretëror, sipas Qendrës Kamboxhiane për të Drejtat e Njeriut. "Qeveria Kamboxhiane ka shënjestruar pa pushim grupin Nëna Natyrë," tha Naly Pilorge, drejtori i grupit të të drejtave Licadho. Themeluesi i ‘Nënës Natyrë’, Alejandro Gonzalez-Davidson, i cili u dëbua në 2015 pasi kritikoi planet për ndërtimin e një dige, u akuzua në mungesë. Muajin e kaluar, tre aktivistë të tjerë të lidhur me grupin u dënuan nga 18 deri 20 muaj burg për organizimin e një marshimi kundër mbushjes me rërë të një liqeni në kryeqytet.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09