Një 15-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Itali, pasi u përplas nga një automjet teksa udhëtonte me biçikletë. Ngjarja e rëndë pas mesnatës më 20 shtator përgjatë Riviera Berica, në territorin e komunës Barbarano Mossano, në provincën e Vicenzës. 15-vjeçari Manuel Korreshi po lëvizte me biçikletë kur u përplas nga pas nga një automjet. Goditja ishte e fortë. 15-vjeçari u përplas në asfalt dhe më pas përfundoi në kanalin anës rrugës, disa metra larg vendit të goditjes.