E kishte menduar veten në krye të futbollit botëror, kjo falë talentit të tij, por fundi është më keqnga ç’ mund ta kishte imagjinuar. Ezekiel Siriliano është arrestuar nga policia, si i dyshuar për grabitje. Ish-mesfushori I River Plate, tashmë 30 vjec ran ë prangat e policisë në Buenos Aires, pas kontrolleve të zhvilluara në terren. Siriliano para arrestimet ishte pjesë e skuadrës së Sinthialbalonja në kategorinë D të futbollit në Argjentinë. Ndërkohë ndaj tij rëndojnë disa akuza, konkretisht shkelje e ligjit, grabitje me rmë dhe armëmbajtje pa leje. Atij iu gjet një pitoletë 9 mm me 11 plumba në krikator dhe 1 në gojë. Futbollisti kishte hyrë në një banesë për të grabitur, por mundi të zbulohej. Në këtë moment ai nxorri armën dhe filloi ta shkrepte e më pasu largua. Në momentin e arestimit ai kishte veshur një fanellë të PSG, ndërkohë që momenti u filmua nga të pranishmit.