Top News/ Fushatë vaksinimi në Gaza/ 640 mijë fëmijë rrezikojnë të preken nga poliomieliti
31/08/2024 18:12

Autoritetet shëndetësore në Gaza njoftuan të shtunën nisjen e një fushate vaksinimi kundër poliomielitit për 640 mijë fëmijë palestinezë. Mjekët bënë thirrje për një “armëpushim të vërtetë” në mënyrë që kjo fushatë të jetë e suksesshme, raporton BBC. Fushata e vaksinimit, që pritet të nisë të dielën, është një plan ambicioz në mes të luftës që ka shkatërruar sistemin shëndetësor. Rasti i parë i poliomielitit në Gazë, pas 25 vjetësh, u regjistrua muajin e kaluar. Ai është një fëmijë 10 muajsh, i cili është paralizuar nga këmbët. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se fakti i paralizës tregon se mund të ketë edhe qindra persona të tjerë që janë infektuar, por që nuk shfaqin simptoma. Shumë të prekur nga poliomieliti nuk kanë simptoma dhe shërohen brenda rreth një jave. Por në rastet kur nuk merret mjekim mund të shkohet drejt paralizës, që ështëe pakurueshme. Nëse paraliza prek indet dhe muskujt e frymëmarrjes, sëmundja mund të jetë fatale edhe për jetën. Fushata e vaksinimit nuk pritet të jetë e lehtë pasi rrugët e Gazës janë të shkatërruara, spitalet janë dëmtuar rëndë dhe popullsia është zhvendosur edhe në zona të izoluara. Të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ishte arritur një marrëveshje me Izraelin për amëpushim ditor me qëllim vaksinimin e një pjese të popullatës. Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se si pasojë e sulmeve izraelite të shtunën u vranë së paku 48 persona të shtunën. Sulmet u kryen në qendër dhe jug të rajonit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55