Përplasje mes strukturave të partisë socialiste dhe asaj demokratike janë regjistruar në Lezhë. Kryetari I PS në këtë zonë, Ermal Pacaj, njëherësh kandidat për deputet, kallëzoi në polici kandidatin demokrat Gjin Gjoni dhe mbështetësit e tij për kanosje ma armë. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku dy të rinj të shpallur në kërkim nga policia, sipas Pacajt kërcënuan babain e kandidates së ps Klotilda Ndreca dhe familjarët e tij.