Ligjvënësit e Kosovës do i rikthehen punës në mesin e muajit shtator. Deri në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, partitë parlamentare do të intensifikojnë debatin politik në foltoren e kuvendit dhe do të çojnë përpara nisma legjislative. Monitoruesi i punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, Arbër Thaçi thotë për KosovaPress se partitë do të përdorin seancat plenare por edhe komisionet parlamentare, qoftë ato hetimore për fushatë zgjedhore.