Takimet elektorale të Partisë Socialiste në njësinë Papër dhe lagjen “Vullneti” të Elbasanit patën për kryefjalë projektet infrastrukturore dhe shërbimet në dobi të komunitetit. Numri dy i socialistëve Damian Gjiknuri, në bashkëbisedimin me banorët e njësisë Papër, i cilësoi premtimet e Luçiano Boçi mashtime elektorale.