Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit, presidenti i republikës Bajram Begaj mblodhi përfaqësuesit e organizimit dhe vëzhgimit të zgjedhjeve duke filluar nga kryesuesja e misionit të OSBE ODIHR , Audrey Glover, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, anëtarët e KAS, Drejtuesi i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesja e AMA-s e deri tek përfaqësuesi i SHBA, Damien Smith.