Ibsen Elezi ka filluar fushatën për kryetar partie të Partisë Demokratike. Edhe pse rivali i tij në këtë garë është ish kryeministri Sali Berisha, Elezi ka pasur në sfond foton e Berishës. Në fjalimin e tij përballë demokratëve, Elezi ka refuzuar kategorikisht që të shtrijë dorën e bashkëpunimit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, si dhe ka hedhur akuza ndaj eksponentëve të Rithemelimit.