Një 28-vjeçar u arrestua nga policia e Dibrës pasi furnizoi makinën me karburant dhe nuk kreu pagesën duke u larguar me shpejtësi. Si pasojë ai I rrezikoi jetën dhe punonjësit të karburantit. I riu I dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet, u identifikua pas këqyrjes së kamerave të sigurisë ndërsa u prangos nga forca e posaçme Shqiponja.