Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbajtën një takim kokë më kokë në Bruksel, në prag të Samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-S. Lajmin për takimin e konfirmoi Ministria e Jashmte turke, teksa një ndër temate diskutimit ka qenë pikërisht anëtarësimi I Suedisë në NATO, një proces që po mbahet peng nga Turqia, e cila nuk ka ratifikuar ende marrëveshjen në parlamentin e saj.