Rusia ka neutralizuar 114 dronë të lëshuar nga Ukraina gjatë natës, teksa të paktën një person është vrarë gjatë sulmeve, thanë zyrtarët të premten. “Sistemi rus i mbrojtjes ajrore ka detektuar dhe shkatërruar 70 dronë mbi Krime dhe në Detin e Zi, 34 dronë mbi rajonin e Krasnodarit dhe një dron mbi Volgograd”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes përmes një deklarate. Në Krasnodar një punonjës i një stacioni të ngrohjes u vra kur një dron goditi ndërtesën pranë stacionit të trenit në Juzhni, tha përmes një postimi në Telegram guvernatori i këtij rajoni, Venyamin Kondartyev.