Nje aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnjë, ku një furgon mallrash u përplas me një mjet bujqësor. Nga goditja e fortë u dëmtua drejtuesi i mjetit bujqësor Ajet Kullolli, 50-vjeç nga fshati Çerëm, I cili u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore. Mësohet se 50-vjeçari po lëvizte përgjatë aksit Rrogozhinë-Lushnjë edhe pse nuk lejohet qarkullimi I mjeteve bujqësorë në këtë segment. Ndërkohë furgoni I mallrave e goditi nga pas mjetin bujqësor duke e përmbysur në rrugë. Një grup hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.